LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, në Gjykatën kushtetuese fillon procedura për dispozitat e Ligjit të noterisë

Maqedoni, në Gjykatën kushtetuese fillon procedura për dispozitat e Ligjit të noterisë

Gjykata kushtetuesë në seancën e sotme ka sjellë procedurat për dispozitat e Ligjit për noteri me të cilat parashihet në rast se noteri nuk e kalon provimin profesional për të treguar aftësitë e tij në 7 vite, është i detyruar që në afat prej 30 ditë nga mbajtja e provimit të paguajë dënim prej 3 mijë euro në kundërvlerë në denarë.

Këto mjete, siç parashihet në ligj, do të paguhen në llogari të akademisë së noterëve dhe do të shftrytëzohen për punë profesionale të dhomës së noterëve.


Pas pagesës së dënimit sipas ligjit, noteri ka mundësi që të njejtin provim të paraqesë pas 6 muajve e nëse nuk e paguan dënimin ose përsëri nuk e kalon provimin ekziston mundësia që ai të shkarkohet nga detyra.

Kjo masë ligjore është problematizuar nga gjykata sepse pagesa e dënimit nuk është në bazë të ligjit për sundimin e të drejtës ndërsa moskalimi i provimit nuk mund të jetë bazë për humbjen e titullit noter./Telegrafi/