LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ndotja e ajrit dhe ligjet që nuk zbatohen

Maqedoni, ndotja e ajrit dhe ligjet që nuk zbatohen

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim në harmonizimin e legjislacionit me dispozitat e Bashkimit Evropian në sferën e mbrojtjes së natyrës, ujërave dhe trajtimit të bërllokut.

Kështu thuhet në Raportin e fundit të progresit që Komisioni Europian e publikoi javën e kaluar për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në Raportin e përparimit të KE-së, thuhet se kualiteti i ajrit dhe menaxhimi i mbeturinave konform dispozitave të Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike mbeten pikat kryesore ku Maqedonia e Veriut duhet të përqendrohet, shkruan gazeta KOHA.Me qëllim përmirësimin e ajrit në dhe zvogëlimin e ndotjes së tij, Komisioni Evropian i ka rekomanduar Maqedonisë së Veriut që të ndajë më shumë mjete për këtë problematikë dhe njëherësh ta rrisë koordinimin efikas mes pushtetit qendror dhe atij lokal.


Për kualitetin e ajrit, edhe pse ligjet janë të harmonizuara, zbatimi i tyre mbetet e dobët. Mungesa e mjeteve administrative dhe financiare vazhdon të jetë pengesa kryesore për futjen e masave për përmirësimin e kualitetit të ajrit. Niveli i ndotjes është i lartë në qytetet e mëdha. Për shkak të mungesës së resurseve njerëzore, teknike dhe financiare – monitorimi kombëtar për ndotjen e ajrit ka rezultuar me disa ndalesa”, thuhet në raportin e KE-së.

Mirëpo, si hap pozitiv i përmendur në Raportin e progresit të KE-së, drejtuar organeve të Maqedonisë së Veriut, vlerësohet vendimi i Qeverisë që në buxhetin e vitit 2019, të ketë më tepër mjete për përmirësimin e ajrit të ndotur. Mes tjerash, KE në Raportin e saj thotë se, institucionet e Maqedonisë së Veriut duhet ti zbatojnë planet e miratuara rajonale për trajtimin e bërllokut dhe vendosjen e sistemit të integruar rajonal për menaxhimin e mbeturinave. Sipas planit të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, shteti është i ndarë në gjashtë rajone ku një kohë të gjatë pritet të ndërtohen fabrika për riciklimin dhe përpunimin bërllokut. Në fazë më të avancuar për momentin është ndërtimi i deponisë rajonale mes Kumanovës dhe Shën Nikollës, e cila pritet t’i përfshijë edhe fshatrat e Komunës së Likovës.

“Strukturat rajonale për menaxhim të bërllokut ballafaqohen me mungesë të resurseve administrative dhe financiare, gjegjësisht të njëjtat nuk janë operative. Sistemi i integruar i menaxhimit të bërllokut ende vonohet, pasi vendosja e strukturave rajonale zgjatë më tepër se sa pritej. Stimulimet ekonomike për promovim të riciklimit ende janë të kufizuara”, thuhet në Raportin e progresit të KE-së.

Ndryshe, në këtë Raport diskutohet edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për zhvillimin e një strategjie gjithëpërfshirëse që lidhet me ndryshimet klimatike, e që është në pajtim me kornizën e BE-së 2030. Kësisoj, Maqedonia e Veriut vlerësohet se ende gjendet në fazën e hershme të harmonizimit të kornizës ligjore për këtë çështje.

“Maqedonia e Veriut ka filluar me zhvillimin e Strategjisë gjithëpërfshirëse për ndërmarrjen e aksioneve që lidhen me ndryshimet klimatike, në përputhje me kornizën e BE-së. Po ashtu, duhet të vazhdohet me përpjekjet për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit, të cilën Maqedonia e Veriut e ratifikoi në vitin 2017. Kapacitetet institucionale vazhdojnë të mbesin në nivel të ulët dhe duhet të përforcohen. Përpjekjet për inicimin e aksioneve për ndryshimet klimatike duhet të intensifikohen në të gjitha sektorët”, thonë nga KE-ja.

Strategjia kombëtare për mbrojtjen e natyrës dhe biodiverzitetit, si dhe programi vjetor për konservim të natyrës, që janë miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në raportin e KE-së janë vlerësuar si hapa pozitiv.

Mbrojtja e ambientit jetësor në buxhetin e Komunës së Tetovës është përfshirë me programin për rregullimin e tokës ndërtimore dhe veprimtari komunale dhe disponon me 11.8 milionë denarë, apo 0.5 % nga buxheti komunal. Në këtë program janë pesë projekte: projekti për shtretërit e lumenjve në Shipkovicë, Reçicë të vogël dhe lumi Shkumbin, revizion për dokumentacionin projektues për pastrimin e ujërave të zeza, auditim i fizibiliti studimit për menaxhimin e mbetjeve dhe përgatitja e planit operativ, projekt për rrjet të shpërndarjes të gazit dhe subvencionimin e qytetarëve për të blerë kaldaja me gaz për familjet. Komuna e Karposhit ka planifikuar vetëm 3 milionë denarë, por ka edhe projekte të planifikuara për përmirësimin e gjendjes me ambient jetësor në kuadër të programeve tjera, si parqe dhe gjelbërime dhe hapësira të gjelbërta dhe pastërtinë publike. Kumanova, ashtu si Manastiri, ka projekt për gazifikim, por në programin për ambient të pastër jetësor ka paraparë buxhet prej 2.4 milionë denarë, apo 0.1 % nga buxheti përgjithshëm. E fundit në listë është komuna e Çairit, e cila në buxhetin për vitin 2019 ka paraparë 472 mijë denarë, apo 0.05 % nga buxheti komunal për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe natyrës. Ndërkohë, dhjetë komunat me ajër më të ndotur në Maqedoninë e Veriut, mesatarisht për 1 % kanë zvogëluar planifikimet buxhetore për mbrojtjen e ambientit jetësor për vitin 2019./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori