Bashkë me themelet e shumë shtëpive të reja të ngritura në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës thuhet se janë betonuar edhe përjetimet e tragjedisë së konfliktit të vitit 2001. Kujtimet për këtë ditë janë të paharruara, posaçërisht për familjet që humbën të afërmit e tyre dhe ata që ishin pjesë e luftës e të cilët sot, siç rrëfejnë ata, nuk përfillen nga institucionet kompetente. 17 vjet pas konfliktit të vitit 2001 pikërisht ata që sakrifikuan çdo gjë nga jeta e tyre janë akoma pa status të zgjidhur madje shumë prej tyre edhe gjendje të rëndë ekonomike.
“Më së shumti kanë përfituar, sinqerisht mund të them hajnat të cilët e keqpërdorën luftën, pas luftës i keqpërdorën vlerat e luftës edhe të cilët sot e kësaj dite ata përfitojnë, ka prej familjeve të tyre që ndoshta nuk kanë dhënë asgjë për luftën, nuk janë shkatërruar edhe ekonomikisht prej luftës a kanë dy ose tre të punësuar në familje. Fajtor nga gjithë kjo është Shoqata e Veteranëve të Luftës e cila u bë një subjekt i pjesës të një partie politike”, deklaroi ish komandanti Abedin Zymberi.
“Te ne kurrgjë nuk është bërë, fillimisht po të tregojë për fëmijët e mi, njëri e ka të kryer fakultetin, tjetra ka magjistruar dhe janë pa punë. Nuk kam qenë luftëtar por kam qenë me luftëtarët, kam kontribuuar, bile të paktën kemi hap gropa. Ka përfituar dikush por mos t’i ceki me emra se duhet”, tha Abdulla Fejzuli, ish pjesëtarë i luftës.
Ish luftëtari Abdulla Nevzati shprehet i revoltuar për statusin e luftëtarëve dhe familjeve të tyre. Ai thotë se tashmë 17 vjet përpiqet të kthejë ato që i humbi gjatë konfliktit, por shton se edhe 50 vite të tjera se nuk do të mund të rimëkëmbet.
“Ish luftëtareve ua kanë lyer buzët me buzëkuq, dikujt e dikujt, e për vete e kanë lënë shumicën, për popullin nuk mendojnë. Luftën nuk e kemi bërë për interesa personale dhe individuale e kemi bërë për gjithë popullin. Shkatërrimi total i fshatit nuk është bë për interesa të Sllupçanit se Sllupçani ka qenë fshat i pasur. Kur erdhën çështjet individuale i shfrytëzuan disa njerëz që nuk kanë kontribuar asgjë”, tha ish luftëtari i UÇK-së Abdulla Nevzati.
2 Maji i vitit 2001 është dita e fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpalljes së zonës së lirë në Karadak, nga brigada 113 “Ismet Jashari”-Komandant Kumanova, Konflikti në fjalë shkatërroi thuajse të gjitha fshatrat e komunës së Likovës dhe mori shumë jetë të banorëve të pafajshëm. Familja Zymberi nga fshati Sllupçan ishte ajo më e dëmtuara dhe humbi 10 anëtarë të saj./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës