LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Gjykata e apelit vendos “bombat” të përdoren si dëshmi në lëndën “Tenderët”

Maqedoni, Gjykata e apelit vendos “bombat” të përdoren si dëshmi në lëndën “Tenderët”

Gjykata e apelit në Shkup ka sjellur vendim që “bombat” të mund të përdoren si dëshmi në procesin gjyqësor në arstin “Tenderët”, në të cilin është e akuzuar ish-ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Vendimi është bazuar në dy vendimet paraprake me të cilat Gjykata e Apelit vendosi se “bombat” mund të jenë dëshmi në lëndët “Dhunë në Qendër” dhe “Treqind”.

Gjykata e apelit në dy seanca publike nesër do të vendosë nëse “bombat” do të jenë dëshmi në rastin “TNT” për rrëzimin e kompleksit të banesave “Kosmos” dhe në lëndën “Toplik” për rastin “Qyteti i diellit”.


Në rastin “Tenderët” është e akuzuar Kançevska-Milevska për tenderin për kryerjen e punimeve ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, nga projekti “Shkupi 2014”.

Regjistrimet e bisedave të përgjuara deri tani janë pranuar si dëshmi në lëndën “Treqind”, në të cilën është i akuzuar ish-ndihmësi i Ministrit të punëve të brendshme, Gjoko Popovski dhe “Dhuna në Qendër”, në të cilin është i akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa janë hedhur poshtë për rastet “Titanik”, “Tenk”, “Tifani” dhe “Trevnik”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori