LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gjatë muajit maj pritet të ketë takim të ri liderësh, do të bisedohet për zgjedhjet

Maqedoni, gjatë muajit maj pritet të ketë takim të ri liderësh, do të bisedohet për zgjedhjet

Presidenti Stevo Pendarovski paralajmëroi se në gjysmën e parë të muajit maj do të ketë takimi liderësh ku do të bisedohet për procesin e mëtejshëm në vend si për për terminët e mundshme të zgjedhjeve të ardhshme kuvendare.

“Gjatë kësaj periudhe të gjitha resurset duhet të fokusohen në menaxhimin me pandeminë e coronavirusit”, thanë nga kabineti i presidentit për AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski paralajmëroi takimin e liderëve menjëherë pasi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kërkoi nga ai që të ketë takim për shkak të nismës së LSDM-së që kthehet Kuvendi.


Mickoski thotë se shteti ndodhet në një situatë delikate, për shkak se ish-deputetët nuk mund të ngrisin nisma. Sipas tij, është precedent serioz që shkel në mënyrë të drejtpërdrejt Kushtetutën.

Nga LSDM thonë se nuk ka nevojë për takim liderësh për shkak se momentalisht fokusi është vendosur në luftimin kundër Covid-19.

““Ne konsiderojmë se tani nuk është koha të bisedohet për zgjedhje. Ka kohë dhe do të bisedojmë kur do të vijë koha. Fokusi ynë kryesor mbetet shëndeti i qytetarëve dhe masat ekonomike me qëllim që t’i ruajmë vendet e punës, t’u ndihmojmë qytetarëve dhe ta fitojmë këtë krizë nga coronavirusi”, tha nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov.

Nga BDI thonë se të gjitha vendimet e rëndësishme duhet të miratohen me konsensus.

“Data për formimin e Qeverisë, shpërndarja e Kuvendit, zgjedhjet e parakohshme dhe anulimi i zgjedhjeve u miratuan në me konsensus dhe u mbështetën nga të gjithë. Të gjithë përsëri me konsensus duhet të merren vesh për hapat e ardhshëm”, shprehen nga BDI.

Në takimin e fundit të liderëve që u mbajt gjatë muajti mars unanimisht i deklaruan se në kushte të pandemisë me coronavirusin, nuk duhet të ketë zgjedhje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori