Maqedoni: Ditarët shkollorë nga shtatori do të jenë vetëm në formë elektronike

Vendimi i Ministrisë së Arsimit që nga shtatori t’i dërgojë në histori ditarët klasik ka nxitur reagime të shumta të shoqatave të arsimtarëve. Megjithëse që nga hyrja në funksion e ditarëve elektronik prej disa vitesh arsimtarët kanë pasur vështirësi të plotësimeve të dyfishta në formë elektronike dhe në formë të dorëshkrimit në ditarë.
“Nuk do të thotë se jemi kundër teknologjisë dhe zhvillimeve bashkëkohore, por kjo mënyrë e ruajtës dhe administrimit të procesit edukativo-arsimor për te ne është ende pa kushte në Maqedoni. Besoj se do të reagojnë të gjithë institucionet arsimore dhe shoqatat e sektorit civil që mos të lejohet të hiqet nga përdorimi ditari klasik”, deklaroi Etem Xheladini, Ish-kryetar i LASH-it.
Xheladini thotë se shumica se arsimtarëve janë kundër notimit vetëm në mënyrë elektronike.
“Nuk mund ta arrijnë qëllimin për të cilin mendohet nga Ministria dhe ministrja aktuale dhe si duket ende nuk e kanë të qartë se nuk duhet të bëhet eksperimente me arsimin e sidomos me administratën që tanimë e kanë filluar me programet e ndryshme edukativo-arsimore që i provuan por nuk dolën të suksesshme dhe besoj se edhe kjo masa e fundit nuk do të ketë sukses”, pohoi Etem Xheladini, Ish-kryetar i LASH-it.
Nga Ministria e Arsimit thonë se ky vendim është në vazhdën e reformave për digjitalizimi e procesit edukativ-arsimor në vend. Thonë se do të planifikojnë edhe mbështetjen teknologjik të arsimtarëve.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
“MASH është e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor, por edhe për zbatimin e proceseve reformuese nga shtatori. Arsimi është shumë i rëndësishëm për vendin, identitetin, të ardhmen e vendit i cili synon drejt standardeve evropiane dhe pikërisht për këtë ne investojmë çdo ditë në proceset reformuese si dhe kushte të sigurta për mësim gjatë kohës së pandemisë”.
Për fillimin e vitit të ri shkollor nga shtatori, Ministria ka prezantuar tre skenarë. Për Carovskën më i pranueshëm është skenari me prezencë fizike të fëmijëve. Nëse ka ndonjë ndryshim drastik të gjendjes epidemiologjike, nga Ministria e Arsimit theksojnë se duhet të zbatohet skenari me një javë në shkollë një javë on line dhe skenari i tretë më pak i dëshiruar është që të kalojnë pjesën më të madhe të mësimdhënies online./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Numërohen 35.64% e votave të diasporës, LVV kryeson me mbi 52%

KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Skema e fajdeve në Prizren, një familje humbi mbi 20 banesa e lokale

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Gruaja serbe e arrestuar për spiunazh punon në OSBE, i raportonte BIA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë