LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, çmime të njëjta nëpër tregje, por shitje e dobët

Maqedoni, çmime të njëjta nëpër tregje, por shitje e dobët

Çmimet e pemëve dhe perimeve në tregun e Bit Pazarit pothuajse janë të njëjta si vitin e kaluar. Kështu të paktën shprehen shitësit, shkruan gazeta Koha.

Më lirë mund të blihen vetëm mollët, edhe atë 4 kg për 50 denarë. Çmimi i portokajve sillet prej 25 deri në 40 denarë për kilogram, kurse mandarinat nga 40 deri në 70 denarë. Por, megjithatë shitja është shumë e dobët. Tregu ka treguar rënie të madhe në shitje në 3-4 muajt e fundit dhe shitësit thonë se shkak për këtë mund të jetë fakti ndoshta pse buxheti i qytetarëve është shumë i dobët.


Shitësi Ramadani thotë se çmimi i domateve është shtrenjtuar, dhe meqë janë të shtrenjta, pothuajse nuk shiten fare. “Çmimet janë shumë të shtrenjta, shitje nuk ka fare dhe nuk kemi as mall sa duhet. Arsyeja pse janë të shtrenjta është se nuk ka në vend tjetër dhe këto më vijnë nga Shqipëria. Domate ka edhe në vende tjera, mirëpo atje janë edhe më të shtrenjta sepse importohen nga Greqia, ndërsa këtu i kemi vetëm ne dhe nuk kemi konkurrencë”, thotë shitësi Ramadani.

Nga ana tjetër, qytetarët shprehen se çmimet janë më të shtrenjta dhe se tani kanë filluar të blejnë më shumë nëpër dyqane ose marketet që i kanë më afër. “Çmimet janë të shtrenjta, më mirë na bie që të blejmë në markete që i kemi më afër se sa të lodhemi të vijmë deri na pazar”, thotë një qytetare. “Aspak nuk është e drejtë kjo, ne vijmë të blejmë këtu me shpresë se çmimet janë më të volitshme, por po zhgënjehemi. Këtu çmimet janë dyfish më të shtrenjta se në markete”, thotë një blerës tjetër.

Edhe një shitës shprehet i revoltuar pasi, siç thotë ai, konkurrentë të fortë i kanë dyqanet dhe marketet. Këtu lëre që iu duken çmimet e shtrenjta, por rol kyç luan edhe gjendja e pazarit e cila është për mjerim dhe kjo gjendje ndikon në largimin e blerësve, thotë ai. “Gjendja e pazarit është katastrofë, thua se je në Afrikë dhe jo në Shkup, rregullim nuk ka fare, pastërtia është zero. Punë- torët vetëm kur vijnë në pazar për nevoja dhe për interesa të tyre, se më nuk i sheh këtu të vijnë të pastrojnë apo të bëjnë ndonjë rregullim. Ndërkaq, sa për çmimet, është njëjtë siç ka qenë, nuk ka asnjë ndryshim, shitje nuk ka, para nuk ka, njerëzit shikojnë vetëm më lirë, por dihet, edhe mirë edhe lirë nuk ka.

Ta ecësh gjithë pazarin gjendja është e njëjtë, s’lëviz asgjë. Na mbytën tani dyqanet, marketet, njerëzit më shumë vrapojnë atje të blejnë. Nuk e di si, ju duken ndoshta më të mira e më të lira, nuk mund ta kuptoj”, tregon i revoltuar një shitës në tregun e Bit Pazarit që deshi të mbetet anonim.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori