LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Bashkësitë fetare nuk heqin dorë nga ritualet

Maqedoni: Bashkësitë fetare nuk heqin dorë nga ritualet
Religion confusion

Në kohën e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, ritualet fetare sërish në qendër të vëmendjes. Përveç xhumasë, këtë të premte kanë festë edhe besimtarët ortodoks. Askush nuk heq dorë nga ritualet e kësaj fundjave, ndonëse numri i të prekurve me koronavirus është në rritje drastike ditëve të fundit.

“BFI mbetet në qëndrimin se lutjet kolektive nëpër xhami duhet të bëhen, por sipas protokollit shëndetësor. Të gjitha masat janë valide dhe besimtarët mysliman patjetër duhet ti respektojnë”, thonë nga BFI.

Nga Kisha Ortodokse Maqedonase thonë se “Festa e Shpirtrave” nuk ka manifestime kolektive apo tubime masive. Nuk bëjnë thirrje për anulimin e vizitave në varreza, por vetëm shtim të kujdesit.

“Ju apelojmë besimtarëve ortodoks se në vizitën e varrezave gjatë fundjavës të respektojnë rekomandimet shëndetësore në mbajtjen e distancës e maskave, si dhe mos të këmbejnë ushqime”, thonë nga KOM.

Gjatë pandemisë dy komunitetet më të mëdha fetare në vend kanë inkurajuar qytetarët që të mbajnë të gjitha ritualet e festave, pavarësisht rrezikut për përhapjen e Virusit Korona në vend. Festa e Pashkëve dhe e Shën Gjergjit, Falja e Xhumave dhe e Bajramit janë rastet kur u evidentuan shkelje flagrante grupimeve të njerëzve, të respektimit të distancës dhe mos mbajtjes së maskave./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori