eksperti-banner

Para filialeve të disa bankave në Shkup janë bërë radhë të gjata të qytetarëve, të cilët janë pa maska dhe nuk u lejohet të futen brenda.

Para bankave ka edhe zyrtarë policorë, të cilët janë të angazhuar për të mbajtur rendin dhe të mos krijohen turma. Policët gjithashtu i kujtojnë qytetarët se pa maska nuk do të mund të futen brenda, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Masa e njëjtë vlen edhe për hyrje në markete, postë, institucionet shëndetësore dhe komunale.

Qeveria para disa ditësh solli dekret, i cili parasheh gjobë deri 20 euro për personat që nuk mbajnë maska mbrojtëse.

Deri në fund të këtij muaji do të ketë vetëm vërejtje, ndërsa nga 1 maji do të shqiptohen edhe dënimet./Telegrafi/