Të gjithë pranojnë se ka korrupsion, por askush nuk merr përsipër nisjen e çrrënjosjes. Edhe një strategji e re në luftën kundër korrupsionit e hartuar nga institucionet relevante shtetërore, me gjasë do të mbetet në letër sikurse legjislativi aktual. Nga Këshilli Gjyqësorë thonë se duhet qytetarët të denoncojnë aferat korruptive, kurse nga Këshilli Prokurorëve thonë se Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion duhet të bëj punën e saj.
Kryetarja e sapo zgjedhur e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva pranon se deri më tani Këshilli Gjyqësor ka marrë vetëm një vendim për shkarkimin e gjykatësit për korrupsion dhe për këtë rast provat janë marrë nga qytetarët.
“Për të ndërmarr veprime Këshilli Gjyqësor, duhet të ketë dëshmi dhe fakte, ndërsa këto duhet të na mundësojnë qytetarët, palët janë ato që duhet patjetër të na thonë se nëse një gjykatës i caktuar ka marr ryshfet, deri më tani kjo nuk ka ndodh me dëshmi, më të shpeshta janë indiciet paushallë dhe në këto raste Këshilli Gjyqësor dorëzon njoftim në Prokurorinë Publike”, deklaroi Vesna Dameva, Kryetare e Këshillit Gjyqësor.
Nga Instituti për Politika Evropiane theksojnë se vlerësimi i përgjithshëm për strategjinë aktuale është se masat e planifikuara janë zbatuar pjesërisht, por ka ende shumë hapa për përmbushjen e synimeve strategjike të shtetit.
“Kjo strategji sigurisht do të sjell ndryshime në pjesën e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit, legjislacioni ynë ekziston, pasi që BE nuk ka rregulla të qarta, ne duhet patjetër të krijojmë brenda praktikën rregullave më të mira të BE-së”, tha Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, pohon se prokurorët kanë luftuar kundër korrupsionit, por mungesa e transparencës po i pengon të dalin në pah arritjet e tyre. Për rezultatet jo të kënaqshme, Jolevski përgjigjet se nuk ka prokurorë të mjaftueshëm. Ai pranoi se ka problem me korrupsionin, por shpreson te kreu i sapo zgjedhur i Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin Islam Abazi. Në fakt mënyra e zgjedhjes së tij u kritikua nga ndërkombëtarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa