LAJMI I FUNDIT:

​Maqedonci: Vuçiq po e zvarrit dialogun për ta pritur përfundimin e luftës në Ukrainë

​Maqedonci: Vuçiq po e zvarrit dialogun për ta pritur përfundimin e luftës në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se grupet e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë kanë përdorur armatim të thelluar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë dhe se kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë.

Kështu ai ka deklaruar në “Samitin e Ballkanit për dezinformim”, teksa ka theksuar se janë duke punuar në ndërtimin e një qendre trajnuese kombëtare për sigurinë kibernetike e cila do të inaugurohet më 26 mars.


Maqedonci ka shtuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë mekanizmat e saj për t’u përballur në anën e dezinformimit.

“Normalisht gjithmonë që kërcënimeve hibride përgjigja duhet të jepet përmes një qasje hibride që nënkupton angazhimin e shumë elementeve të fuqisë shtetërore për t’u përballur me këtë sfidë të kohëve moderne sfidë që është e vërteta ka qenë edhe më herët, mirëpo kërcënimet hibride si format i luftës janë duke u rritur në aspektin e aplikimit nga vendet kryesisht autokratike të cilat normalisht këtë pjesën etike dhe morale nuk e kanë në politikën e tyre”.

“Në këtë aspekt, ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës ka mekanizmat e saj për t’u përballur, gjithçka fillon me një analizë që bëhet në sistemin tonë, më saktësisht në proceset tona të vendimmarrjes gjithmonë faza e parë është analiza që nënkupton që nga ajo analizë të nxjerrim konkludimiet, dhe të ndahen supozimet prej fakteve por edhe të ndahet pjesa e dezinformimit që është një metodë e theksuar kohëve të fundit”.

“Dezinformomi në kuptimin e mbrojtjes nënkupton edhe pjesën e mashtrimit operacional, kundërshtari dezinformon jo vetëm me një qëllim të krijimit të një ambienti të paqartë por edhe për të krijuar një mundësi që të bëjë një mashtrim operacional për forcat që zhvillojnë mbrojtje të territorit apo të vendit, kjo është parë shumë herë. Aktualisht jemi duke punuar në ndërtimin e një qendre trajnuese kombëtare për sigurinë kibernetike, që gjithashtu është një pjesë e luftës kundër dezinformimit dhe luftës hibride. Këtë qendër planifikojmë ta inaugurojmë gjatë muajit mars më saktësisht me datën 26 do të bëjmë nënshkrimin e kurrikulës trajnuese të kësaj qendre,” tha Maqedonci, shkruan KP.

Po ashtu, Maqedonci vlerësoi se inavizioni rus në Ukrainë në një formë ka ndikuar edhe në destabilizmin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, më saktësisht në veri të Kosovës.

Ai shtoi se ka evidenca për grupet e 24 shtatorit në Banjska të Zveçanit kanë përdorur armatim të thelluar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë si dhe kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë si dhe dyshojnë që gjatë kësaj periudhe prej që ekziston qendra humanitare ruse në Nish mund të jenë të trajnuar dhe të përgatitur nga kjo qendër.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Maqedonci tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po neglizhon përmbylljen e procesit, pasi sipas tij, ai po pret rezultatin e luftës në Ukrainë në mënyrë që të vlerësojë situatën, e cila do të ishte e favorshme për shtetin e Serbisë.

“Gjithë ambienti global i sigurisë ka ndryshuar pas invazionit rus në Ukrainë dhe kjo është manifestuar edhe me incidentet dhe luftimet që po ndodhin në Lindjen e Mesme. Por, edhe me rritjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, më saktësisht në veriun e vendit tonë, ku vlerësoj që lufta e Ukrainës pra invazioni rus në Ukraninë në një farë forme ka ndikuar edhe në destabilizmin rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe inkurajimin e elementeve të caktuara si brenda strukturave shtetërore të Serbisë, por edhe elementëve të tjerë që gjenden në rajon për të zhvilluar aktivitete të stabilitetit dhe për të minuar integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.”

“Kjo është manifestuar haptazi me 24 shtator të vitit të kaluar kur në grup paramilitarësh i armatosur dhe i uniformuar mbështetur nga strukturat e sigurisë së Republikës së Serbisë ka tentuar një kapje tereni, një invazion të pjesshëm të një pjese të territorit të vendit tonë. Vlerësoj që kjo nuk është bërë rastësisht, kjo është bërë edhe me influencën që shërbimi sekret rus ka në shoqërinë serbe por edhe në institucionet e Republikës së Serbisë…Kemi evidencat që këto grupe bazuar në faktet që janë gjetur kanë përdorur armatim të thelluar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë, kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë si dhe dyshojmë që gjatë kësaj periudhe prej që ekziston qendra humanitare ruse në Nish mund të jenë të trajnuar dhe të përgatitur nga kjo qendër”.

“Vlerësojmë që presidenti Vuçiq, politika aktuale në Serbi janë duke neglizhuar çështjen e përmbylljes së dialogut, të marrëveshjes me qëllim që të presin rezultatin e luftës në Ukrainë, rezultatin për të marrë anë që ata vlerësojnë që është e mirë për ta,” shtoi Maqedonci.

Gjithashtu, ai tha se ekziston një plan gjithëpërfshirës i tranzicionit që parasheh krijimin e kapacitetit të mbrojtjes të vendit i cili është duke u ndërtuar që nga viti 2019, i cili do kulmojë në fazën e tretë që do të fillojë nga viti 2025 deri në vitin 2028 ku Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbështetet edhe me elemente tjera të nevojshme ushtarake.

Në këtë samit, përveç tjerash, është diskutuar për dezinformimin, luftën në Ukrainë, Inteligjencën Artificiale (AI), mediat si dhe influencën e Kinës në Lindje të Mesme.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori