LAJMI I FUNDIT:

Maqedonasit kundër paraleles shqipe në Idrizovë

Maqedonasit kundër paraleles shqipe në Idrizovë

Prindërit maqedonas të fshatit Jurumler po kundërshtojnë hapjen e paraleles shqipe në Shkollën Fillore “ Njegosh”. Rreth 15 prindër protestuan madje edhe i ndaluan fëmijët e tyre që mos të shkojnë në Shkollë. Asnjëra nga prindërit nuk pranuan të flasin para kamerës.

Banorët e fshatit thonë se ata që duan të mësojnë shqip, duhet të shkojnë në shkolla të tjera, sepse në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë hapjen e paraleles në gjuhën shqipe.


Dy javë më parë ministri i arsimit Ademi pas takimit me kreun e Gazi Babës dhe drejtorin e Shkollës, premtoi se procedura për hapjen e paraleles shqipe do të fillonte menjëherë. Mirëpo, drejtori i shkollës, Nikolla Nastevski, vazhdon të mos dorëzojë në komunë kërkesën. Ministri Ademi, nuk shpjegon se çfarë do të ndërmarrë ministria nëse drejtori vazhdon me këtë sjellje.

“Në bazë të informacioneve me të cilat unë disponoj, ai është në presion të individëve të cilët ndoshta kanë agjendë për të kthyer tensionet e viteve më përpara që e shoqëronin dhe karakterizonin arsimin Arsimi duhet të na përafrojë, të na bashkojë dhe jo të na ndajë”, u shpreh, ministri i Arsimit, Arbër Ademi

Drejtori i shkollës “ Njegosh”, ashtu si edhe herën e kaluar u mbyll për disa orë në objektin e zbrazët, duke refuzuar takim me gazetarët. Sigurimi i shkollës tha se për t’u takuar me të na duhet leje e posaçme, madje ftoi edhe policinë për t’i larguar ekipet e gazetarëve nga shkolla./aslat/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori