LAJMI I FUNDIT:

Maqedonasit e shpallur si shqiptarë, Mançevski pranon manipulimet

Maqedonasit e shpallur si shqiptarë, Mançevski pranon manipulimet

Ministri i Administratës Damjan Mançevski pranon se manipulohet me punësimet që bëhen në emër të shqiptarëve. Ai thotë se përmes metodologjisë softuerike të Qeverisë, “Balancer” 20% e vendeve të rezervuara në administratë për bashkësitë tjera zihen nga komuniteti më i madh në vend, duke shfrytëzuar mangësitë formale-juridike të ligjeve për punë dhe për të punësuarit në sektorin publik.

“Nuk ekziston shkelje ligjore gjatë këtij lloji, të themi të manipulimit të sistemit. Ne nuk kemi dokument formal, me të cilin institucionet mund të bazohen se ne cilës përkatësi etnike i takojmë. Fakt është që duhet të bëjmë diçka sepse shohim çfarë po ndodh. Prandaj propozimi ynë që vërtetë mund të zgjidh problemin, ta heqim nga funksioni “balancerin” si metodë dhe të ketë komision ndër resorësh, e cila do t’i shqyrtojë përfaqësimin e drejtë të etniteteve në nivel të çdo sektori publik”,  tha Damjan Mançevski, ministër i Administratës.

Përveç konkursit të fundit për zjarrfikës në Brigadën e Shkupit, ku në vend të shqiptarëve filluan me punë katër maqedonas, raste të tilla vërehen edhe në sektorët tjera të pushtetit qendror dhe lokal, ku nga autoritetet kërkohen vetëm vërtetimi i nënshtetësisë, ndërsa në konkurs figuron që të punësuarit duhet t’i takojnë përkatësisë etnike shqiptare.


Shilegov për keqpërdorimin e përkatësisë etnike në konkurse: Mund që të ndjehen si shqiptarë
Lexo po ashtu Shilegov për keqpërdorimin e përkatësisë etnike në konkurse: Mund që të ndjehen si shqiptarë

Nga BDI thonë se për të evituar manipulimet me deklarata të përkatësisë etnike gjatë punësimit, duhet që në certifikatat e lindjes të shtohet edhe grafa e përkatësisë etnike.

Nga Lëvizja Besa në fillim të vitit kanë kërkuar që grafa etnike të vendoset në letërnjoftime, kurse nga Aleanca për Shqiptarët thonë se identiteti i një shtetasi mund të qartësohet edhe tani përmes emrit dhe mbiemrit nga dokumentet e identifikimit, nëse shteti dëshiron të pengoj manipulimet gjatë punësimit./aslat/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori