LAJMI I FUNDIT:

Manteli i lëkurës është trend kryesor i sezonit: Irina Shayk është shembull se si bartet pa asnjë gabim!

Manteli i lëkurës është trend kryesor i sezonit: Irina Shayk është shembull se si bartet pa asnjë gabim!

Këtë sezon ia vlen të blini një mantel lëkure, sepse, sipas ekspertëve të modës, edhe në sezonet e ardhshme do të bartet

Irina këtë herë ka zgjedhur kombinimin paksa më të shkujdesur për të dalë në qytet.


Pos në rastet e tilla, ky mantel do të përshtatet lehtë edhe me disa veshje më solemne, transmeton Telegrafi.

Është njëra ndër pjesët më të bukura vjeshtore, e cila duket shumë atraktive dhe e shtrenjtë, ndërsa në të secila grua duket femërore.

Nëse ju pëlqen ky model, më së miri do të ishte që për fillim të zgjidhni një mantel ngjyrë të zezë, mu siç ka bërë edhe Irina, sepse do të kombinohet më lehtë me veshjet që keni. /Telegrafi/