LAJMI I FUNDIT:

Manovrat e mahnitshme të shoferes, për ta nxjerrë veturën nga parkimi paralel (Video)

Manovrat e mahnitshme të shoferes, për ta nxjerrë veturën nga parkimi paralel (Video)

Të pranishmit nuk mund t’i besonin syve, kur një shofere aplikoi manovrën e pazakontë, që të nxjerrë veturën nga një parking në Santa Catarina të Brazilit.

Vetura që ndodhej paralele me dy tjera, është dukur sikur “fluturonte” anash, teksa shmangte të prekte ndonjërën prej tyre, transmeton Telegrafi.

“Kjo hedh poshtë çdo pretendim, se gratë nuk janë shofere të mira. Madje, shumë më të afta se që mendohet”, ka qenë një prej komenteve të shumta.

Më poshtë mund ta shihni lëvizjen, ndërsa dihet se Ford nuk ka ndonjë sistem të integruar, për manovra të tilla. /Telegrafi/