Luftëtari Arteve të Përziera Marciale (MMA), Manny Akpan prodhoi nokautin më të mirë që do të shihni në vitin 2022 pasi e dërgoi ‘në gjumë’ kundërshtarin e tij një goditje të çmendur rrotullimthi.

Akpan u përball me Connor Hutchens në Cage Warriors 136 në BEC Arena në Mançester dhe ai arriti ta fitojë luftën në raundin e dytë në mënyrë spektakolare.


Me 27 sekonda të mbetura nga raundi i dytë, Akpan, nga hiçi, ktheu trupin e tij dhe me një lëvizje të shpejtë dhe rrotullimthi dha një goditje të egër ‘vdekjeprurëse’.

Në rrotullim, Akpan e kapi Hutchens në nofull dhe goditja shkatërruese bëri që ai të binte me fytyrë përtokë në oktogon.

Ai u kthye dhe dha disa grushte jo aq të forta, por dëmi ishte bërë tashmë dhe gjyqtari shpejt u fut për të ndërprerë luftën.

Akpan festoi në mënyrë të egër, duke vrapuar nëpër kafaz dhe duke u ngjitur në të për të ndarë momentin e veçantë me ekipin e tij.

Nokauti i çmendur u transmetua drejtpërdrejt në rrjetin Fight Pass të UFC-së dhe ishte një mënyrë mahnitëse për Akpan për të treguar se çfarë di të bëjë ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app