Manjola është lulja më e vjetër në botë: Ja pse çdo shtëpi duhet ta ketë këtë pemë në oborr!
![Manjola është lulja më e vjetër në botë: Ja pse çdo shtëpi duhet ta ketë këtë pemë në oborr!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/07/wedding-couple-background-pin-780x439.jpg)
Kjo pemë zbukuruese shumë e përhapur
Historia e manjolës fillon në të kaluarën e largët. Fosilet e magnolies rreth 95 milionë vjet të vjetra janë gjetur në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi.
Meqenëse manjola (magnolia) ekzistonte përpara shfaqjes së bletëve, insektet me krahë të fortë janë përgjegjëse për pjalmimin e tyre.
Edhe pse ato veprojnë butësisht, petalet e magnolies janë në fakt shumë të forta, të veshura me dyllë, i cili i mbron ato nga dëmtimi gjatë pjalmimit, transmeton Telegrafi.
Emri magnolia u përdor për herë të parë nga botanisti francez Charles Plumi për të përshkruar një pemë të lulëzuar nga ishulli Martinique. Ai e zgjodhi këtë emër për nder të kolegut të tij Pierre Manjol, profesor i botanikës dhe drejtor i Kopshtit Botanik Mbretëror në Montpellier.
Pemët hijerënda të Manjolës ose Magnolia zbukurojnë kopshtet, parqet apo vendet ku mbillen, pasi kanë aromë të ëmbël, formë dhe ngjyrë fantastike.
Varësisht nga lloji, lulja e manjolës mund të jetë e formave të ndryshme – në formë filxhani, në formë ylli, në formë tasi… Ngjyrat variojnë nga e bardha, rozë dhe vjollcë në të verdhë dhe të kuqe. Gjethet e tyre janë të mëdha dhe me shkëlqim, dhe frutat duken si boça pishash. Pasi frutat shpërthejnë, farat bëhen të disponueshme për zogjtë dhe gjitarët që i hanë ato dhe i përhapin më tej.
Magnolitë në përgjithësi rriten si shkurre të larta, por ato gjithashtu mund të formohen në pemë të ulëta, deri në 5 metra të larta. Llojet gjetherënëse zakonisht lulëzojnë para se të gjethet, kështu që lulet e tyre të bukura dalin edhe më shumë në plan të parë.
Shumë e përhapur është Magnolia liliiflora, lulet e së cilës janë të mëdha, në formë filxhani. Lulet, me përmasa rreth 7 cm, nga jashtë janë ngjyrë vjollce të ndezur dhe nga brenda janë të bardha.
Në gjuhën e luleve, manjola është simbol i besnikërisë dhe mbart harmoni për atë që e merr dhuratë, duke afirmuar: ‘’Unë të dua vetëm ty’’. Ajo mbart një mesazh pozitiv, plot forcë dhe gëzim.
Manjola gjithashtu ka vlera shëndetësore në frymëmarrje, në largimin e ankthit, kuron diabetin dhe është anti-alergjik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Pasanikët i zgjedhin miqtë e tyre më ndryshe se tjerët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/103998711-GettyImages-611921540-780x439.jpg)
Pasanikët i zgjedhin miqtë e tyre më ndryshe se tjerët
![Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lf-february-flowers-980x653-1-780x439.jpg)
Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat
![Ja çfarë ka ndodhur me ty, nëse përdor shumë Facebook dhe rrjete të tjera sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Woman-Multitasking1-34.jpg)
Ja çfarë ka ndodhur me ty, nëse përdor shumë Facebook dhe rrjete të tjera sociale
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Fuqitë e fshehura të shenjës së Peshqve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe