LAJMI I FUNDIT:

Manikyri i fundit nga Christina Aguilera i kushtohet dhjetëvjetorit të albumit të saj Bionic

Manikyri i fundit nga Christina Aguilera i kushtohet dhjetëvjetorit të albumit të saj Bionic

Christina Aguilera po sjell një festë në botë duke nderuar 10-vjetorin e albumit të saj të 6-të Bionic.

Përvjetori i albumit ishte 4 qershori, por për shkak të lëvizjes së vazhdueshme ‘Black Lives Matter’, Aguilera postoi një fotografi në Instagramin e saj duke falënderuar fansat për gjithë dashurinë, duke thënë se thjesht nuk dukej e drejtë të postonte në datën aktuale.


“Duke klithur një falënderim të madh për të gjithë ju që kujtuat përvjetorin e 10-të të #Bionicit javën e kaluar. Unë pashë të gjitha postimet tuaja dhe mesazhet e ëmbla dhe jam përjetësisht mirënjohës, por festa javën e kaluar thjesht nuk dukej e drejtë, me një revolucioni  të tillë të rëndësishme që sapo filloi, ndërsa ne luftojmë për #BlackLivesMatter. Këtë javë unë premtoj të ndaj disa kujtime festive me ju të gjithë ndërsa vazhdoni luftën. Rrini gati!”, tha ajo në Instagram.

Më pas, artisti i thonjve Chaun Legend etiketoi artisten në një postim ku tregon thonjtë e saj të cilët janë krijuar si një dedikim për përvjetorin e albumit të saj.

‘Thonj për @xtina në nderim të 10-vjetorit të albumit të saj Bionic’, shkroi ai.

/Telegrafi/