Nga data 22 korrik deri më 30 tetor 2022, Manifesta 14 Prishtina hapi programin e saj bienal për publikun. Me ftesë nga Komuna e Prishtinës, kërkesa fillestare ndaj bienales ishte që t’i ndihmonte qytetarët e Prishtinës që të rifitojnë dhe rivitalizojnë hapësirat publike në të gjithë qytetin, si dhe të krijonte një model alternativ për një institucion të përhershëm. Të 25 hapësirat e Manifesta 14 në Prishtinë mirëpritën 139,000 vizitorë (807,000 vizita), si dhe u organizuan më shumë se 200 ngjarje në kuadër të programit publik të bienales duke e bërë Manifesta 14 ngjarjen më të madhe kulturore në Kosovë në vitin 2022.
Çdo edicion Manifesta angazhon një organizatë të jashtme të pavarur për të vlerësuar ndikimin e përgjithshëm që pati bienalja në qytetin pritës dhe vlerën që solli. Për edicionin e kaluar të bienales, Manifesta 14 Prishtina caktoi Institutin GAP dhe UBO Consulting për të realizuar një Anketë Publike. Objektivi parësor i kësaj Ankete Publike ishte të vlerësonte ndikimin social dhe kulturor të Manifesta 14 Prishtina duke fituar njohuri mbi përbërjen demografike të vizitorëve të saj, perceptimet e tyre për aspekte të ndryshme të programit bienal dhe duke vlerësuar ndikimin më të gjerë socio-kulturor të Manifesta. Për më tepër, Anketa Publike mati ndikimin ekonomik dhe vlerën e shtuar ekonomike që Manifesta 14 i solli Prishtinës dhe Kosovës gjatë gjithë bienales dhe më gjerë.
Metodologjia e Manifesta për të ftuar një organizatë të jashtme për të vlerësuar çdo edicion në mënyrë të pavarur është mjaft unike në peizazhin bienal. Jemi krenarë që ishim në gjendje të komisionojmë institutin kosovar GAP dhe UBO consulting për të dhënë një reflektim kritik se si dhe në çfarë mënyre Manifesta 14 në vitin 2022 në Prishtinë ka krijuar një trashëgimi afatgjate për ekosistemin kulturor lokal, si dhe në çfarë mënyre kthimi i investimit ekonomik dëshmoi se kultura mund të jetë një forcë ekonomike e fuqisë për të ardhmen e afërt.
Manifesta 14 Prishtina është konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe artistike në Kosovë që përfshiu shumë artistë dhe profesionistë. Në këtë mënyre, ajo prodhoj mbulimin më të madh pozitiv medial si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar që nga Pavarësia e Kosovës në vitin 2008 dhe kontribuoj në masë të madhe në kulturën, artin dhe ekonominë vendore.
Instituti Gap
Sa i përket impaktit ekonomik, ndikimi i përgjithshëm ekonomik i Manifesta 14 është 20.2 milionë euro: 3.7 milionë euro ishin shpenzimet e Manifesta 14 nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës, ndërsa rreth 14.9 milionë euro ishte totali i konsumit i bërë nga vizitorët e bienales në qytet gjatë periudhës së bienales. Kthimi nga investimi i investimeve publike është llogaritur të jetë 4 herë. Në përgjithësi, ekonomia pati një rritje të konsiderueshme si rezultat i drejtpërdrejtë i Manifesta 14 Prishtina.
Studimi tregon se Manifesta 14 Prishtina ndikoi në ndryshimin e perceptimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për Kosovën, si dhe në ndikimin ekonomik të artit dhe kulturës brenda shoqërisë lokale. Një nga objektivat e Manifesta 14 ishte të angazhohej me komunitetet lokale, 76% e pjesëmarrësve në anketën publike ranë dakord se bienalja e kishte arritur këtë qëllim. Manifesta 14 solli njerëz nga e gjithë bota në Prishtinë; shumica e vizitorëve të huaj (20% e të gjithë vizitorëve) kanë udhëtuar posaçërisht në Kosovë për Manifesta. Nga vizitorët e huaj që u pyetën, 99% deklaruan se do ta vizitonin përsëri Kosovën ndërsa 100% se do t’ua rekomandonin të tjerëve. Në lidhje me ndikimin e bienales në perceptimin e kulturës, shumica e njerëzve (88%) të pyetur thanë se Manifesta 14 zgjeroi kuptimin e tyre për kulturën bashkëkohore. Gjithashtu, 78% e të anketuarve u shprehën se ishin shumë të kënaqur me ndërhyrjet artistike të paraqitura nga pjesëmarrësit e Manifesta 14. Kur u pyetën nëse interesimi i tyre për artin dhe kulturën dhe historinë e qytetit të tyre u rrit pas vizitës në Manifesta, 90% thanë po, që është tregues i ndikimit që Manifesta 14 pati në perceptimet afatgjata.
Studimi arrin në përfundimin se Manifesta 14 Prishtina 2022 është njohur si ngjarja më e rëndësishme kulturore dhe artistike që ka ndodhur në Kosovë që nga pavarësia e saj. Ky pretendim reflektohet në mbulimin e madh pozitiv medial që mori, duke tejkaluar çdo ngjarje tjetër në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Përmes Manifesta 14, skena kulturore e Kosovës u projektua për një audiencë ndërkombëtare dhe perceptimet ndërkombëtare për Kosovën ndryshuan për të mirë. Trashëgimia e Manifesta 14 Prishtina do të vazhdojë në Qendrën për Praktikë Narrative e cila mbetet një institucion kulturor në zemër të Prishtinës i drejtuar nga profesionistë vendas të kulturës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk ka mundësi të kenë një vit bashkë", Livia akuzon Mevlanin për tradhti: Më kërkoi të futeshim çift
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti debaton ashpër me Drenushën
Victoria Kjaer Theilvig e Danimarkës kurorëzohet Miss Universe 2024
Ndeshja Shqipëri-Çeki: Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej loja
Vullneti - Drenushës: Je fatkeqësia e feminizmit, je fatkeqësia kundër dhunës
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën