LAJMI I FUNDIT:

Manekinia Heidi Klum kombinoi të pakombinueshmet: Një elegancë totale apo një katastrofë mode?

Manekinia Heidi Klum kombinoi të pakombinueshmet: Një elegancë totale apo një katastrofë mode?

Manekinia gjermane u kthye në tapetin e kuq me rastin e xhirimeve të emisionit “Amerika ka talent” me një veshje që do të mbahet në mend!

Heidi Klum gjeti një mënyrë për të mbuluar pothuajse të gjitha printimet që ekzistojnë në një stilim, dhe rezultati, pavarësisht pritjeve, ishte i shkëlqyeshëm, të paktën nëse pyesni një pjesë të publikut, transmeton Telegrafi.


Pas krijimit që solli manekinia qëndron marka e famshme Dolce & Gabbana, ndërsa fansat e saj ranë dakord që Heidi duket e përsosur.

Mirëpo, kritikët e modës e mirëpritën këtë stil “me thikë” dhe e karakterizuan atë si një “xhungël” në të cilën nuk dihet se ku fillon dhe ku përfundon.

Stilizimi tërhoqi vëmendjen më të madhe me ngjyrat dhe printimet e pakoordinuara, të cilat ndryshonin aq shumë nga njëra -tjetra, saqë rezultati përfundimtar ishte mjaft bombastik dhe shumë i dukshëm.

Çfarë mendoni ju për këtë kombinim mode?

/Telegrafi/