Mandzukic ndërpret kontratën me Al-Duhail, mund të kthehet në Serie A

Mario Mandzukic e ka ndërprerë edhe zyrtarisht kontratën e tij me Al-Duhail, me marrëveshje dypalëshe dhe është sërish në treg.
Është spekuluar se ish-sulmuesi i Juventusit do të kthehet në Serie A dhe tashmë ai është i lirë për ta bërë këtë.
Pas promovimit të Beneventos në elitën e futbollit italian, Filippo Inzaghi ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesi kroat.
Për 34-vjeçarin është interesuar edhe Milani që e kishte kërkuar edhe para transferimit në Katar. Rossonerët duan ta zëvendësojnë Zlatan Ibrahimovicin me të.
“Kam arritur marrëveshje me menaxhmentin e Al-Duhail për ta ndërprerë kontratën time me pëlqim të ndërsjellë”, ka shkruar Mandzukic në një njoftim në Twitter.
Kroati ishte pjesë e Juventusit gjatë viteve 2015-2020, ndërsa shënoi 44 gola në 162 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/





















































