Roberto Mancini është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Italisë dhe përkrahjen e tifozëve vendas në fitoren 2-0 ndaj Greqisë në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Grupit J.

Azzurrët kanë fituar të shtatë ndeshjet e luajtura në Grupin J dhe janë kualifikuar në Euro 2020, diçka që Italia nuk e ka arritur kurrë më parë.


Jorginho konvertoi një penallti dhe Federico Bernardeschi shënoi nga distanca për të siguruar fitoren e sotme 2-0 ndaj Greqisë në Stadio Olimpico.

"Djelmoshat bënë vërtet mirë. Para së gjithash, dua të falënderoj tifozët në Olimpico që dolën dhe na përkrahën, edhe pse në pjesën e parë ishim pak të tensionuar, mbase nervoz për rikthimin në Romë", ka thënë fillimisht Mancini.

"Ne donim t'ua kushtonim fitoren fëmijëve në spitalin e fëmijëve".

"Ne do të takojmë ekipe që ulen dhe mbrojnë. Ishim shumë të furishëm në pjesën e parë, por duhej ta kishim lëvizur me durim topin për të krijuar hapësira. Përkundrazi, filluam me topa të gjatë dhe kjo nuk është mirë".

Italia vs Greqia 1 Italia siguroi kualifikimin pas fitores ndaj Greqisë (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

"Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, ne vazhduam të përqendruar dhe arritëm objektivin tonë".

"Ishte e mrekullueshme të shohësh Olimpicon si sot dhe shpresojmë se do të jetë edhe më mirë qershorin e ardhshëm", përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app