Vetëm pak javë më parë, Nerazzurrët ishin në krye të tabelës dhe konsideroheshin favoritë për titull, mirëpo tash kanë rënë në vend të katërt dhe janë nëntë pikë prapa liderit Napoli.

Për më keq, kanë regjistruar dy humbje radhazi me rezultat 3-0 nga rivalët më të mëdhenj, Juventus dhe Milan.


“Komplimente Milanit, por ne nuk e merituam këtë rezultat. Aktualisht gjithçka po shkon keq për ne”, citojnë Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia fjalët e tij.

Ai ka thënë se nuk kishte deklaruar asgjë ofenduese kur u përjashtua nga gjyqtari, ndërsa e ka përmendur ndërhyrjen e portierit të Rossonerëve.

“Nuk di se çfarë të them për incidentin e Donnarummas. Ndoshta (gjyqtari) Antonio Damato nuk i di rregullat...”, ka shtuar ai.

Strategu italian është pyetur edhe për incidentin e çuarjes së gishtit drejt tifozëve të Milanit, ndërsa përgjigja e tij ishte kjo: “Po, ata më fyen dhe unë veprova ashtu”./Telegrafi/ 

telegrafi sport app