LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedi konsideron Ralph Hasenhuttl si trajner të ardhshëm potencial

Manchester Unitedi konsideron Ralph Hasenhuttl si trajner të ardhshëm potencial

Trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl është shtuar në listën e ngushtë të menaxherëve të preferuar nga Manchester Unitedi, pas disa rezultateve mbresëlënëse me klubin nga St Mary’s.

Edhe pse ish-trajneri i Tottenham dhe tani i PSG-së, Mauricio Pochettino dhe Erik ten Hag i Ajaxit janë ende kryesues të listës, Djajtë e Kuq mendojnë edhe për emra tjerë.

Sipas mediumit britanik The Mirror, emri i Hasenhuttl të Southamptonit është përmendur në mesin e hierarkisë së Old Trafford.


Trajneri aktual i përkohshëm Ralf Rangnick ishte tashmë i vetëdijshëm për aftësitë stërvitore të austriakut kur dyshja punonin së bashku në RB Leipzig.

Dy barazime në Ligën Premier kundër kampionëve të Manchester City i bënë drejtuesit e United,t  të cilët përfshijnë drejtorin e futbollit John Murtough dhe drejtorin teknik Darren Fletcher, të marrin parasysh punën e Hasenhuttl.

Hasenhuttl thuhet se është një emër që ata janë të përgatitur të marrin në konsideratë nëse nuk arrijnë të arrijnë njërën nga zgjedhjet e tyre të para.

Pochettino në bisedime sekrete me Manchester United – në anën tjetër Rangnick preferon Erik ten Hag si trajner të ardhshëm
Lexo po ashtu Pochettino në bisedime sekrete me Manchester United – në anën tjetër Rangnick preferon Erik ten Hag si trajner të ardhshëm

Ashtu si Pochettino, Hasenhuttl ka krijuar një reputacion në rritje për veten e tij në Southampton dhe ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave kryesore kontinentale përveç Djajve të Kuq.

Ai është ambicioz dhe do të hidhte shansin për të menaxhuar një klub si Unitedi dhe do të presë me interes lëvizjet e pritshme për Pochettino dhe ten Hag. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori