Manchester United gati të paguajë shumën e kërkuar nga Brightoni për Baleban

Manchester United është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar për një nga yjet e Brighton-it.
Sipas burimeve të “TEAMtalk”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë të vendosur ta transferojnë këtë verë mesfushorin mbrojtës 21-vjeçar të Brightonit, Carlos Baleba.
Klubi mund të përballet me pasoja serioze financiare në të ardhmen nëse marrëveshja realizohet, pasi Brighton kërkon me ngulm të paktën 100 milionë funte për kartonin e tij.
Në sezonin 2024/25, Baleba zhvilloi 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Brightonin, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 2 asiste.
Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij aktuale është 40 milionë euro. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































