LAJMI I FUNDIT:

Manchester United bën gati 140 milionë euro për transferimin e dy yjeve të Serie A

Manchester United bën gati 140 milionë euro për transferimin e dy yjeve të Serie A

Drejtori i ardhshëm sportiv i Manchester United, Dan Ashworth, ka identifikuar dy top lojtarë nga Serie A si objektiva të klubit në afatin kalimtar sipas raportimeve të fundit në Itali, por do të duhet të paguajnë një mal me para.

Ashworth, i cili pritet t’i bashkohet Unitedit pas largimit nga Newcastle, do të merr përgjegjësinë për rindërtimin e departamentit të skautëve.

Është thënë se mbrojtësi i vlerësuar i Juventusit, Gleison Bremer, është në krye të listës së dëshirave të Ashworth, pasi ai u mundua të nënshkruaj me mbrojtësin brazilian për Newcastle verën e kaluar.


United në fund mund të shpenzojë rreth 60 milionë euro për nënshkrimin me Bremer, pasi 26-vjeçari është prioriteti kryesor i drejtorit sportiv në ardhje të “Djajve të Kuq”.

Lojtari i dytë që përmendet në raport është mesfushori i Interit, Nicolo Barella, i cili është përshkruar si një ‘kërkesë e veçantë’ e Ashworth.

Ten Hag e ka një ide si ta dërgojë Man Utd në Ligën e Kampionëve edhe nëse nuk futet në top katërshe
Lexo po ashtu Ten Hag e ka një ide si ta dërgojë Man Utd në Ligën e Kampionëve edhe nëse nuk futet në top katërshe

Dobësia e United në atë pjesë të fushës ka qenë evidente gjatë muajve të fundit pasi Casemiro ka shfaqur shenja të rënies në formë, andaj Barella mund të dhurojë shumë falë eksperiencës së tij.

Sidoqoftë, ofertat për Barellën gjatë verës nuk do të mungojnë as nga klubet tjera. Sipas mediumit spanjoll Fichajes, një numër i madh klubesh në Ligën Premier e kanë monitoruar së fundmi situatën e tij tek Interi, duke përfshirë Newcastle, Liverpool dhe Chelsea./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori