Josko Gvardiol mund të bëhet këtë verë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Qendërmbrojtësi kroat ka dy vite që shkëlqen me fanellën e RB Leipzig dhe është një nga mbrojtësit më të mirë në botë.


Megjithatë e ardhmja e tij duket larg kampionatit gjerman, pasi Manchester City është duke kërkuar me ngulm transferimin e tij.

Fabrizio Romano ka njoftuar se Citizens kanë arritur tanimë marrëveshje personale me Gvardiol, ku kroati është pajtuar të transferohet në Etihad Stadium.

Tani drejtuesit e Cityt do të fillojnë bisedimet me homologët e tyre nga Leipzig ku synojnë të gjejnë një marrëveshje.

Megjithatë klubi gjerman është i vendosur që mos ta lejoj largimin e lojtarit pa fituar 100 milionë euro, shumë që do ta bënte kroatin mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

21-vjeçari që kërkohet edhe nga Chelsea dhe Man Utd, këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje zyrtare, ku ka realizuar edhe tre gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app