Formacionet e mundshme, Man Utd - Real Sociedad: Januzaj pritet të jetë në bankën rezervë
Manchester Unitedi dhe Real Sociedadi do të luajnë sot (e enjte) mes vete në ndeshjen kthyese të vlefshme për fazën e 1/16-tës në Ligën e Evropës.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të baskëve në ndeshjen e dytë, e cila pritet të zhvillohet në Old Trafford me fillim nga ora 21:00.
Ndeshja e parë ka përfunduar me fitore të thellë 4-0 të Unitedit në udhëtim dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer pritet t’u jap hapësirë disa lojtarëve që kanë luajtur më pak.
Portieri Dean Henderson, mbrojtësit Williams, Tuanzebe e Balli dhe James e Juan Mata pritet ta nisin nga minuta e parë ndeshjen.
Në anën tjetër, ylli shqiptar, Adnan Januzaj, i cili luajti ndeshjen e parë si titullar, këtë ndeshje pritet ta nis nga banka rezervë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































