LAJMI I FUNDIT:

Man Utd nuk mjaftohet me Zirkzeen, synojnë ta paguajnë klauzolën e sulmuesit të Gironës

Man Utd nuk mjaftohet me Zirkzeen, synojnë ta paguajnë klauzolën e sulmuesit të Gironës

Manchester United raportohet se janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën e lirimit të ukrainasit Viktor Tsygankov teksa po synojnë transferimin e sulmuesit të Gironës këtë verë.

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm të konkurrojnë me Arsenalin për të siguruar shërbimet 26-vjeçarit gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas gazetës AS, Erik Ten Hag tashmë ka folur me lojtarin dhe e ka informuar atë se e do në ‘Old Trafford’ për sezonin e ardhshëm.


Girona është e etur që të mbajë shërbimet e yllit të tyre pasi kaloi një sezon mjaft të suksesshëm me klubin. Tsygankov u paraqit në 34 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar tetë asistime.

Klubi katalan pritet t’i ofrojë atij një kontratë të re, i cili momentalisht është në pushime pas përfundimit të Euro 2024 ku përfaqësoi Ukrainën.

Man United në anën tjetër ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare për sulmuesin, sidoqoftë, ata janë të gatshëm që të aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit e cila është diku rreth 30 milionë euro.

Të besuarit e Ten Hag kanë udhëtuar në Norvegji, aty ku sot (15 korrik) do të luajnë një ndeshje miqësore me Rosenborgun./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Kalo në kategori