Tuttosport raporton se Manchester United është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro për yllin italian Mateo Retegui, por gjithashtu janë të interesuar për Federico Dimarcon e Interit.

Yjet italianë Dimarco dhe Retegui kanë tërhequr interesin e Manchester United.


Gazeta Tuttosport raporton se trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Ruben Amorim, është admirues i gjatë i Dimarco-s dhe tashmë ka tentuar ta sjellë atë në Old Trafford në vitin 2024.

Nga ana tjetër, Dimarco ëndërron të përfundojë karrierën te Interi, klubi i tij i preferuar, dhe drejtuesit e Nerazzurrëve po punojnë tashmë për një kontratë të re deri në 2029 ose 2030.

Mateo Retegui

Dimarco ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asistime në gjashtë ndeshje në Serie A këtë sezon, ndërsa kontrata e tij aktuale në Meazza skadon në qershor 2027.

Retegui iu bashkua Al Qadsiah nga Atalanta për 70 milionë euro këtë verë, pasi u bë golashënuesi më i mirë i Serie A me 25 gola.

Sipas raportit, Manchester United është i gatshëm të ofrojë të njëjtën shumë për reprezentusin italian verën e ardhshme.

Retegui ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e para të trajnerit të ‘Azzurrëve’, Gennaro Gattuso./Telegrafi/

telegrafi sport app