Man Utd eliminon Barcelonën me përmbysje, kalon në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Evropës

Manchester United ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-1 në “Old Trafford” në kuadër të ndeshjes kthyese të play-offit të Ligës së Evropës, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Camp Nou ishte mbyllur në barazim 2-2.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Bruno Fernandes që në minutën e tretë, por goditja e tij nga afër u ndal nga Marc-Andre ter Stegen.
Në minutën e 16-të, Fernandes pengoi në zonë njërin nga lojtarët e Barcelonës, ku gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e bardhë gjuajti Robert Lewandowski, i cili shënoi për 1-0.
https://www.dailymotion.com/video/x8ikmk8?fbclid=IwAR1DtY4qGwl7cnYd8aHlnkYkCpIphMFdzFDIRh7N0wWVqnvUS-93AeO665Q
Edhe pse ritmi ishte i lartë, nuk kishte më gola të tjerë në pjesën e parë.
Por me të filluar pjesa e dytë, Djajtë e Kuq arritën të barazojnë rezultatin me golin e shënuar nga Fred (1-1).
https://www.dailymotion.com/video/x8ikp0p?fbclid=IwAR2OTKwzdS_TTy_hkNR_kuYh8eEMYa-2DpRr7IGv7AA4TwsB2Hjj9NTLnOw
Trysnia e Manchester United vazhdoi dhe në minutën e 73-të, Antony shënoi për 2-1 për të përmbysur gjithçka.
https://www.dailymotion.com/video/x8iko3e?fbclid=IwAR3QSHh8m1uNXC9xCg6g9asTkoKDB8lNP5cE_lsqizHr7tzSTNvKw8NCIZY
Pas golit angelzët kontrolluan gjithçka dhe eliminuan Barcelonën nga Liga e Evropës.
Manchester United futet në mesin e 16-të ekipeve më të mira në Evropë. /Telegrafi/




















































