LAJMI I FUNDIT:

Man United mposht me spektakël Evertonin – Ruben Amorim merr fitoren e parë në kampionat

Man United mposht me spektakël Evertonin – Ruben Amorim merr fitoren e parë në kampionat

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Evertonit në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit anglez.

Amad Diallo pati një rast të mirë shënimi në minutën e 14-të, por gjuajtja e tij ishte e pasaktë duke përfunduar jashtë portës.

Golin e avantazhit Unitedi e gjeti në minutën e 34-të përmes Marcus Rashford i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Bruno Fernandes.


Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, ‘Djajtë e Kuq’ e shënuan edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes Joshua Zirkzees (41’) i cili shënoi për 2-0 ku sërish Bruno Fernandes ishte në rolin e asistuesit.

Në pjesën e dytë Unitedi shënoi edhe dy gola të tjerë, ku sërish protagonistë ishin dyshja Zirkzee dhe Rashford.

Rashford (46’) me të filluar pjesa e dytë arriti që të shënojë golin e tij të dytë personal në këtë takim për t’i çuar shifrat në 3-0.

Për epilogun përfundimtar të takimit u përkujdes Joshua Zirkzee i cili në minutën e 64-të shënoi për 4-0 pas asistimit të Amad Diallos.

Kjo ishte fitorja e parë në Ligën Premier për Ruben Amorim pas barazimit ndaj Ipswich Town dhe fitorja e tij e dytë si trajner i Unitedit, pas asaj ndaj Bodo Glimt./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori