LAJMI I FUNDIT:

Man City mposht Southamptonin me rezultat minimal, vendos goli i Haaland

Man City mposht Southamptonin me rezultat minimal, vendos goli i Haaland

Manchester City ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj Southamptonit në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit anglez.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e pestë, kur Matheus Nunes e gjeti për mrekulli brenda zonës norvegjezin Haaland i cili shënoi për rezultatin 1-0.

Mysafirët rastin më të mirë për gol në këtë takim e patën pak para se të përfundonte pjesa e parë e ndeshjes.


Ishte Cameron Archer ai i cili në minutat shtesë bëri një goditje të fortë në drejtim të portës së Ederson, por që u ndal nga traversa.

Në pjesën e dytë, vendasit patën disa mundësi të mira shënimi me Haaland, por që ai nuk arriti të gjejë më rrugën e rrjetës.

Rasti më i mirë në pjesën e dytë i takoi Haalandit, i cili në minutën e 63-të nuk arriti të shënojë me kokë nga një distancë e afërt.

Me këtë fitore Man City ngjitet të paktën përkohësisht në krye të tabelës me 23 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Liverpooli që gjendet në pozitën e dytë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Javën e ardhshme Man City do të ketë punë në udhëtim ndaj Bournemouth, teksa Southampton do të jetë nikoqir i Evertonit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori