Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar me formë pozitive në këtë sezon pasi ka marr edhe fitoren e katër nga pesë ndeshje të mundshme, teksa ka edhe një barazim.


Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi Qytetarëve, të cilët përveç dominimit arritën të shënojnë edhe dy gola.

Pas vetëm dy minutave lojë ishte gjermani Leroy Sane, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Fernandinhos.

Goli i dytë i Cityt erdhi në minutën e 21-të të ndeshjes dhe David Silva ishte ai i cili e qoi skuadrën e tij në epërsi 2-1.

Në pjesën e dytë, Qytetarët vazhduan me lojë të mirë dhe dominim, ndërsa Raheem Sterling (47') u përkujdes t'i kalojë në epërsi 3-0 me ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e tretë me 13 pikë, ndërsa Fulhami renditet në vendin e 15-të me katër pikë.

Në ndeshjen e radhës, kampioni udhëton te Cardiffi, ndërsa Fulhami e pret në shtëpi Watfordin. /Telegrafi/

telegrafi sport app