Sipas The Telegraph, Xabi Alonso pritet të jetë në një listë të ngushtë prej tre trajnerësh për të pasuar Pep Guardiolën te Manchester City .

Brenda qarqeve të Ligës Premier po rritet bindja se Guardiola mund të largohet nga Etihad në fund të këtij sezoni, duke shënuar 10 vjet në krye të ekipit.


Burime nga brenda Man Cityt i kanë hedhur poshtë raportimet duke i cilësuar si "spekulime të pastra", por planifikimi i emergjencës kuptohet se po vazhdon prapa skenave.

Alonso, i shkarkuar së fundmi nga Real Madridi , shihet si një kandidat kryesor për shkak të profilit të tij taktik dhe përvojës në nivel elitar.

Ai drejtoi me shumë suskes Bayer Leverkusenin, ndërsa shihet edhe si kandidat për stolin e Liverpoolit.

Enzo Maresca pritet gjithashtu të merret në konsideratë. Italiani kohët e fundit e informoi Chelsean se kishte folur me Man Cityn dhe Juventusin para shkarkimit të tij muajin e kaluar.

Ai ka qenë pjesë e klubit si zëvendës i Guardiolas, para se të shkonte te Leicester City.

Po ashtu nuk ka si të mungonte në listë një trajner me të ardhme si Cesc Fabregas, aktualisht trajneri kryesor i Comos.

Ai do të largohej vetëm për një nga punët më të mëdha në futbollin anglez ose evropian. /Telegrafi/

telegrafi sport app