LAJMI I FUNDIT:

Man City fiton te Crystal Palace dhe vazhdon presionin kundrejt Arsenalit

Man City fiton te Crystal Palace dhe vazhdon presionin kundrejt Arsenalit

Manchester City ka marrë një fitore të madhe me rezultat 1-0 në udhëtim te Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar me fitore në kampionat duke marrë edhe fitoren e tretë dhe duke i qëndruar si hije Arsenalit të pozitës së parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Cityt, për një nuancë, por pa shumë raste të rëndësishme për gol.


Kështu, pas 45 minutave të parë portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të bardhë 0-0.

Në pjesën e dytë, City rriti nivelin e rasteve dhe arriti ta gjej edhe golin e vetëm dhe të fitores.

Goli i fitores në këtë ndeshje erdhi në minutën e 78-të me anë të Erling Haaland, i cili shënoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 1-0.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e dytë me 61 pikë apo dy më pak se Arsenali, ndërsa Crystal Palace zë vendin e 12-të me 27 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, City e pret Liverpoolin, teksa Crystal Palace udheton te Brightoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori