Mamaja e Elon Musk-ut zbuloi sekretin e një figure të përsosur: Në moshën 74-vjeçare ajo ende duket si modele

Çelësi është në këtë çështje
Maye Musk u shpall së fundmi gruaja më e vjetër që në moshën 74-vjeçare ka pozuar në rroba banje për ballinën “Sports Illustrated”.
Ajo është modele prej 50 vjetësh dhe gjithashtu është dietologe dhe nutricioniste e licencuar me dy diploma magjistrature për dietologji.
Ka shkruar një libër rreth plakjes me titull “Gruaja bën planin: këshilla për aventurë, bukuri dhe sukses gjatë gjithë jetës” dhe është botuar në ballina të shumë revistave, transmeton Telegrafi.
Pra, çfarë ha çdo ditë kjo grua inteligjente, e vendosur dhe mahnitëse që po vazhdon të mahnitë botën në moshën 74-vjeçare?
Ja një vështrim në dietën e vërtetë të Maye Musk-ut dhe këshillat e saj më të mira për një mënyrë jetese të shëndetshme.
Para së gjithash, ajo ha për energji
Maye nuk beson në anashkalimin e vakteve, sepse anashkalimi çon në një rënie të energjisë.
– Hani rregullisht, planifikoni vaktet tuaja dhe mos hani ushqim të shpejtë – ka thënë ajo në një intervistë.
Veç kësaj, ajo është një përkrahëse e madhe e planifikimit të vakteve – unë kisha një praktikë për 45 vjet – shihja njerëz gjatë gjithë kohës. Dhe i binda të planifikonin vaktet e tyre. Sepse nëse nuk planifikon, suksesi mungon.
Për mëngjes ha bukë, vezë, domate dhe kërpudha
– E dua bukën, është një nga ushqimet e mia të preferuara – ka treguar ajo për Harper’s BAZAAR. Ajo pëlqen bukën e bërë në shtëpi me grurë integral me pak gjalpë dhe vezë të fërguara, domate dhe kërpudha.
– Nuk e anashkaloj kurrë mëngjesin, sepse zakonisht jam e uritur deri në orën 10 dhe do të ha gjithçka që kam në sy – thotë ajo.
Ajo rekomandon të hani më pak në darkë në mënyrë që të jeni të uritur në mëngjes.
Sallatë për drekë
Dreka zakonisht është një sallatë e mbushur me perime të ndryshme, thotë ajo në video. Sallata e saj mund të përfshijë marule, karota, qepë, domate, qepë dhe qiqra.
– Më pëlqejnë shumë fasulet dhe bizelet. Është ushqimi im i preferuar – thotë ajo.
Për darkë, ajo ha proteina të payndyrshme dhe perime
Kur del për darkë, zakonisht porosit biftek ose peshk, ndonëse porcionet në restorante janë shumë të mëdha.
– Zakonisht porcionet janë shumë të mëdha, sepse është Amerika, kështu që do të marr dy të tretat me vete në shtëpi dhe pastaj një të tretën të nesërmen. Pastaj përsëri, nuk duhet të gatuaj, por vetëm të përgatis perimet.
Ajo i anashkalon pijet me sheqer
Maye nuk pëlqen pijet e ëmbla sepse nuk kanë fibra dhe as frutat e shtrydhura.
– Le të themi se pi një gotë lëng nga tre portokaj. Nëse do t’ju thoja të hani tre portokaj, do të ngopeshit shumë, por nëse pini një filxhan lëng portokalli, nuk mendoni për kaloritë apo ushqimin – tregon ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Asnjëherë mos ia kërkoni partnerit këto dy gjëra, pohon psikologu

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

"Nënpikturimi", truku i preferuar i grimit që premton një bazë perfekte

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa