Maluma ka rikthyer vëmendjen e të gjithëve me fotografinë e fundit të postuar në Instagram.

Në imazhin e hedhur më 9 qershor në rrjete sociale, këngëtari kolumbian ka pozuar krejtësisht i zhveshur ndërsa mbante telefonin e tij përpara një pasqyre të banjës.


Një grua e paidentifikuar kishte njërën dorë të mbështjellë rreth belit të tij dhe tjetrën e kishte vendosur siç duket në një zonë intime.

Megjithatë, pjesa e poshtme e trupit të tij ishte e mbuluar nga një ‘emoji’ me zemër të thyer.

Postimi mblodhi mijëra komente e po ashtu edhe pëlqime të shumta nga miqtë dhe ata që e ndjekin yllin 28-vjeçar.

Ai ndërkohë po vazhdon punën për projekte të reja, pasi vetëm dy ditë më parë publikoi një video në dhomë bashkë me një vajzë që bënte xhirimin.

Vitin e kaluar, Maluma tregoi se kishte në mendje disa këngëtarë të listës A për bashkëpunime të ardhshme.

“Ëndrra ime ka qenë të bashkëpunoj me Justin Timberlake dhe Bruno Mars”, kishte thënë ai për E!News. “Por, kohët e fundit kam qenë duke realizuar disa bashkëpunime me disa yje nga qyteti im Medellin”. /Telegrafi/