LAJMI I FUNDIT:

MALMED: Së shpejti barnatoret në Maqedoni do të kenë antibiotikët për fëmijë

MALMED: Së shpejti barnatoret në Maqedoni do të kenë antibiotikët për fëmijë
Foto: Ilustrim

Agjencia e Barnave dhe Mjeteve Mjekësore “MALMED” siguron se së shpejti barnatoret do të furnizohen me antibiotikë në formë shurupi, të cilët disa javë janë në mungesë.

Nga MALMED theksojnë se ka mungesë të antibiotikëve për fëmijët, të cilët më së shumti përdoren dhe jepen me recetë.

“Antibiotikët në formë tablete amoksiklav, koalmacin dhe panklav, që kanë të njëjtën përbërje, ndodhen nëpër barnatore. MALMED tashmë ka miratuar importimin e amoksiklavit dhe pritet që ilaçi të jetë në barnatore nga java e ardhshme”, thonë nga MALMED.


Ata shtojnë se së shpejti në barnatore do të jenë edhe panklavi dhe koalmacini për fëmijë.

Kujtojmë se mjekët pediatër dhe mjekët e përgjithshëm përmes rrjeteve sociale alarmuan se ka mungesë të barnave. Mjekët thonë se te fëmijët, bakteret rriten për shkak të ndryshimeve të motit, ndërsa prindërit nuk mund t’i gjejnë ilaçet në barnatore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori