Një zyrtar vendas në qytetin e Beranes i ka kërkuar Qeverisë malazeze të paguajë për ndërtimin e një monumenti në nder të komandantit çetnik të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Pavle Gjurishiq, i cili u vra në vitin 1945.
Nisma për të nderuar liderin e kohës së luftës të lëvizjes mbretërore çetnike në Mal të Zi u parashtrua të martën nga Goran Kikoviq, kreu i këshillit lokal në Berane, vendlindja e Gjurishiqit. Kikoviq i bëri thirrje Qeverisë malazeze të financojë ndërtimin e një monumenti në qytetin verior.
“Kjo është një mundësi që të gjithë të pajtohen dhe të harrojnë ndasitë, sepse ne e dimë që si çetnikët ashtu edhe partizanët ishin antifashistë,” tha Kikoviq për gazetën e përditshme “Pobjeda”. Ai tha se nisma do t’i dërgohet kryeministrit Dushko Markoviq dhe shprehu shpresën se kërkesa e tij do të miratohet.
Gjurishiq, një ish-oficer në ushtrinë e Mbretërisë së Jugosllavisë, ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të liderit çetnik Drazha Mihailoviq. Mbështetësit e tij pohojnë se “ai ishte një antifashist dhe një luftëtar për çlirimin e Malit të Zi kur u bashkua me trupat e Mihailoviqit në fund të vitit 1941”.
Por, disa historianë pohojnë se ai personalisht udhëhoqi ushtrinë çetnike në beteja të ashpra me partizanët komunistë në Malin e Zi në emër të ushtrisë italiane, e cila pushtoi vendin në 1941. Trupat e Gjurishiqit u akuzuan se ishin përgjegjëse për vrasjen e qindra civilëve në rajonin verior të vendit.
Një komision i përbërë nga admirues vendas të Gjurishiqit në Berane dhe organizata proserbe në Mal të Zi do të lajmërojnë të martën ndërtimin e monumentit në Berane, si edhe një tjetër në fshatin e Zaostros, ku besohet se ndodhej komanda e lëvizjes çetnike në veri të Malit të Zi gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Komiteti do të miratojë gjithashtu një deklaratë pajtimi që do të kërkojë që “të dyja lëvizjet antifashiste në Mali të Zi, ajo çetnike dhe ajo partizane” të shihen si të barabarta.
Ai pretendoi se “duka çetnik Pavle Gjurishiq ishte një nga liderët e kryengritjes antifashiste të 13 korrikut në vitin 1941” – një datë që festohet si Dita e Krijimit të Shtetit Malazez.
Ideja e krijimit të një monumenti në nder të Gjurishiqit nuk është e re.
Në vitin 2003, në Zaostro u ngrit një memorial për Gjurishiqin, por për shkak se u ndërtua pa leje, autoritetet shtetërore e hoqën atë. Heqja e tij u sigurua nga një prani forcash policie për shkak të frikës së dhunës së mundshme midis kundërshtimit të fortë nga ana e përkrahësve të Gjurishiqit.
Pas shpërbërjes së lëvizjes çetnike në vitin 1944, Gjurishiq u tërhoq me trupat e tij në Bosnje dhe Kroaci.
Ai u vra në prill të vitit 1945, pas një konflikti me trupat kroate ustashe pro-fashiste në Levac Polje, pranë Banja Llukës në Bosnjë. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame