LAJMI I FUNDIT:

Malisheva debuton me fitore në Ligën e Konferencës, mposht ekipin nga Mali i Zi me super golin e Brrutit

Malisheva debuton me fitore në Ligën e Konferencës, mposht ekipin nga Mali i Zi me super golin e Brrutit

Malisheva ka debutuar me fitore në Ligën e Konferencës, duke mposhtur 1-0 Buducnostin, përkatësisht në raundin e parë kualifikuese për në fazën e grupeve të garës.

Ndeshja nisi me një ritëm të kujdesshëm nga të dyja skuadrave, ndërsa në këtë mund të ketë ndikuar edhe temperaturat e larta që po mbretërojnë në vendin tonë, pasi ndeshja po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Malisheva doli përpara me Drilon Hazrollajn, por që skuadra malazeze e ka studiuar shumë mirë lojën e yllit malishevas duke e markuar çdoherë me nga dy lojtarë.


Mbyllet pjesa e parë mes Malishevës dhe Buducnostit në kualifikimet për në Ligën e Konferencës
Lexo po ashtu Mbyllet pjesa e parë mes Malishevës dhe Buducnostit në kualifikimet për në Ligën e Konferencës

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Sobowalen, që sa herë pranonte topin, dyfishohej nga lojtarët e Buducnostit.

Edhe skuadra kundërshtare kishte rastet e saja, duke rrezikua me anë të Perisic dhe Ivanovic, por që Veliu ishte i sigurt me pritjet e tij.

Malisheva e nisi mirë pjesën e dytë, duke realizuar më pas edhe golin e epërsisë.

Ishte Etnik Brruti, ai që realizoi një super gol nga distanca për të kaluar malishevasit në epërsi 1-0.

Malishevasit kishin më pas disa rastet të mira për të dyfishuar epërsinë, mirëpo lojtarët e ekipit malazez bënë ndërhyrje të palejueshme, duke pranuar kartonë të verdhë.

Padyshim që ky rezultat e ndihmon shumë Malishevën për ndeshjen e dytë ndaj Buducnostit që luhet më 18 korrik nga ora 21:00 në Podgoricë, duke shpresuar që të kalojnë në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/