LAJMI I FUNDIT:

Malet e Osogovës do të shpallen zonë e mbrojtur

Malet e Osogovës do të shpallen zonë e mbrojtur
HPIM1302.JPG

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor (MMJPH) në bashkëpunim me Shoqatën Ekologjike të Maqedonisë (SHEM), NP “Pyjet Nacionale” dhe komunat në zonën e ardhshme të mbrojtur e kanë nisur fushatën për shpalljen e maleve të Osogovës si zonë e mbrojtur.

Fushata do të zgjatë katër javë, kurse qëllimi është që publiku të njihet dhe informohet mirë se çfarë paraqet “zona e mbrojtur”, cilat janë përfitimet, si dhe pse e meriton Osogova një mbrojtje të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fushata do të përfshijë promovim të video dhe foto materialeve të rajonit të Osogovës, shfryrëzim të rrjeteve sociale ku do të publikohen materiale propagandistike, informacione për florën dhe faunën e këtij rajoni, turizmin, bjeshkatarinë, etj.

Pjesë e aktiviteteve do të jenë edhe debatet publike që do të ndihmojnë në përpilimin e aktit përfundimtar.

Fushata mbështetet nga Programi i Mbrojtjes së Natyrës në Maqedoninë e Veriut, që është projekt i Agjencisë Zvicerane të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit./Telegrafi/