Malajzia njohu Republikën e Kosovës

Në letrën e njohjes, të nënshkruar nga shefi i diplomacisë së Malajzisë, Rais Yatim - të cilën shefi i Zyrës Mansor ia dorëzoi ministrit Hyseni - thuhet: “Kam nderin t’ju përcjell Shkëlqesia Juaj dhe përmes jush edhe Qeverisë së Kosovës se, Qeveria e Malajzisë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës”.
“Më lejoni Shkëlqesi t’ju përcjellë Ju dhe Qeverisë së Kosovës dëshirat më të sinqerta në përpjekjet tuaja të ardhme”. /Telegrafi/
Pamje nga takimi i mëhershëm në New York, në mes të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni me ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Dr. Rais Yatim.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































