LAJMI I FUNDIT:

Mala po shkëlqen me Partizanin: Shpresoj të ftohem nga Kombëtarja shqiptare

Mala po shkëlqen me Partizanin: Shpresoj të ftohem nga Kombëtarja shqiptare

Esat Mala ka kaluar në afatin kalimtar të janarit në skuadrën shqiptare të Partizanit.

Fillimisht nisi të luajë si zëvendësues ndërsa tani është bërë lojtar i rregullt i mesfushës së ekipit.

Në një bisedë për Telegrafin lojtari ka pohuar se është i kënaqur me paraqitjet e gjertanishme dhe se ka mbështetjen e trajnerëve.


“Jam i kënaqur me mundësinë që më është dhënë. Shpresoj se jam duke e arsyetuar minutazhen që po ma jep trajneri”, tha Mala.

Ai më tutje tregoi objektivat e ekipit që është dalja në garat evropiane.

Futbollisti 19-vjeçar po shpreson se me paraqitjet e mira dhe angazhim maksimal, do të ftohet në kombëtaren e grupmoshave të reja.

“Shpresoj se do të ftohem në ekipin kombëtar e të rinjve. Jam duke u angazhuar që të kem paraqitje sa më të mira”, tha Mala.

Theksojmë se deri më tani në gjashtë paraqitje në kampionatin shqiptar, Mala ka pasur një asistim.

Ndryshe, Partizani zë pozitën e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare shqiptare ne 32 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori