LAJMI I FUNDIT:

Maksuti: Ulësja e kryeparlamentarit i takon Talat Xhaferit

Maksuti: Ulësja e kryeparlamentarit i takon Talat Xhaferit

Me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, kryesuesi i deritanishëm i seancës konstituive Trajko Veljanovski me automatizëm nuk është më legjitim. Eksperti juridik Mersim Maksuit vlerëson se Veljanovski duhet të respektojë rregulloren e Kuvendit dhe t’i dorëzojë zyrë kryeparlamentarit të ri Talat Xhaferit.

“Kryesuesi Veljanovski patjetër e ka që të dorëzojë zyrën e tij të kryetarit të Kuvendit dhe kjo të kalojë te kryetari i ri i Kuvendit, sepse asnjë rregullore e punës së Kuvendit në botë nuk parasheh mos-formim, mos-konstituim të Parlamentit dhe më pas mos-formim të qeverisë së një vendi. Prandaj duhet shikuar në këtë prizëm, qëllimi i të cilit është rregullorja e punës së Kuvendit, formimi i institucioneve dhe jo mos-formimi i tyre”, deklaroi për Alsat Mersim Maksuti.


Talat Xhaferi, pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan Hojt Ji, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit njoftoi se konform rregullores do të filloj procesin e formimit të Institucioneve./Telegrafi/