LAJMI I FUNDIT:

Maksuti: Shumica parlamentare e zgjeruar garanton punën e Kuvendit

Maksuti: Shumica parlamentare e zgjeruar garanton punën e Kuvendit

Zgjerimi i shumicës parlamentare me 5 deputetë, 3 të Besës së Afrim Gashit dhe 2 të PDSH-së, si duket do të jetë një shtytje e madhe për Qeverinë, për ti tejkaluar ligjet në pritje për të marrë dritë jeshile e që janë pjesë e paketos së ligjeve reformuese të gjyqësorit dhe të arsimit.

Sipas pofesorit Mersim Maksuti, kjo shumicë parlamentare “hë për hë” mjafton vetëm që Parlamenti të mos ngecë në punën e tij, sepse një sërë ligjesh për tu miratuar edhe pse kërkojnë vetëm shumicë të thjeshtë, në të shumtën e rasteve në të kaluarën ka qenë vështirë që të sigurohet për shkak të mungesës së deputetëve.


“Tash Maqedonia gjendet në fazën e nxjerrjeve të Ligjeve të cilat janë të parashikuara me paketën e reformave të cilat duhet të ndodhin në Maqedoni, edhe atë në gjitha fushat ku ka qenë emergjente situata, ku si pasojë ne si vend u futëm në një krizë politike. Por ka ligje të cilat do të duhen të kalohen me 2/3 e votave, që nënkupton kyçjen edhe të opozitës”, thotë profesori universitar, Mersim Maksuti.

Ai vlerëson se komplikime mund të haset gjatë miratimit të ligjeve apo të ndërhyrjes në Kushtetutë ku nevojiten 81 vota dhe sipas tij përkrahja e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, për t’i siguruar 81 deputetët e mjaftueshëm do të jetë më se e nevojshme.