Maksuti: Nuk mjafton vetëm zyrtarizimi i gjuhës shqipe përmes Kushtetutës
Derisa Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptare po analizojnë përgjigjen e LSDM-së ndaj pikave të platformës shqiptare, përfshirë edhe rregullimin me ligj të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, njohësit e çështjeve juridike, thonë se zgjidhja duhet të jetë e plotë dhe përmbajtjesore për të mos lënë hapësira për interpretime të ndryshme, siç ndodhë me ligjin aktual për përdorimin e gjuhëve.
Profesori Mersim Maksuti për Alsat-M thotë se përdorimi i shqipes duhet garantuar si në të folur ashtu edhe në të shkruar në të gjitha institucionet dhe jo të lihen hapësira për keqinterpretime, si në rastin e Kuvendit, ku përveç që nënkryetarit nuk i mundësohej drejtimi i seancave në gjuhën shqipe, probleme apo mosrespektim të ligjit kishte edhe në materialet e publikuara nga institucioni ligjvënës.
“Gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare dhe gjuha maqedonase do të jetë zyrtare, të barabarta me status dhe tretman të njëjtë në përdorimin e tyre të barabartë në të gjitha institucionet e këtij shteti. Kështu do të promovohet më së miri e drejta e çdo qytetari që të shprehë identitetin e tij gjuhësor”, deklaroi për Alsat-M, Mersim Maksuti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251