LAJMI I FUNDIT:

Makraduli: Gruevski luan lojë shumë të rrezikshme

Makraduli: Gruevski luan lojë shumë të rrezikshme

Maqedonia duhet të përgatiten për një dorëzim paqësor të pushtetit, kurse ajo çka tani Nikolla Gruevski njofton është një skenar shumë i rrezikshëm, thotë për Faktor, ish-deputeti Jani Makraduli.

Edhe pse në shikim të parë është patetike, kjo është një lojë e rrezikshme e Gruevskit. Shumë e rrezikshme.


Makraduli thotë sesi ka qeverisur me manipulime, ashtu dëshiron të mbahet, qendra të panjohura të huaj, furgona të panjohur, asgjë konkrete, vetëm maniupulime, tha Makraduli për Faktor, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas Makradulit, padyshim se Gruevski përgatitet për tension, çka disa herë është theksuar në mënyra të përsëritur në njoftime për shtyp të partisë, por për atë se dy ditët e fundit erdhën edhe mesazhe të qarta nga BE dhe NATO. /Telegrafi/