Shije të buta dhe aromë të freskët për një drekë të ngrohtë familjare

Përbërësit:


• 400 g pasta (p.sh. penne ose tagliatelle)• 300 g fileto pule• 250 g kërpudha (champignon ose të përziera)• 200 ml krem gatimi (pana)• 1 qepë e vogël• 2 thelpinj hudhre• 50 g djathë parmigiano i grirë• 2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë• Kripë, piper, majdanoz i freskët

Përgatitja:

1. Ziej makaronat sipas udhëzimit në paketim (në ujë me kripë), kulloji dhe ruaj një gotë ujë nga zierja.
2. Prij qepën imët, fileton e pulës në copa të vogla dhe kërpudhat në feta.
3. Në një tigan të madh, ngroh vajin ose gjalpin, kavërdis qepën derisa të bëhet e tejdukshme, pastaj shto hudhrën e grirë.
4. Shto copat e pulës, kavërdis derisa të marrin ngjyrë të artë.
5. Shto kërpudhat dhe gatuaj derisa të zbuten.
6. Shto kremin e gatimit, pak ujë nga pasta për ta bërë salcën më të trashë dhe më kremoze. Kripë dhe piper sipas shijes.
7. Përziej pastat e ziera me sosin. Shto parmixhanin dhe majdanozin.
8. Shërbeji të ngrohta, me pak djathë shtesë sipër.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.