LAJMI I FUNDIT:

Majtistët: Bankat e huaja të mos i blejnë euroobligacionet

Majtistët: Bankat e huaja të mos i blejnë euroobligacionet

“Majtistët” kanë reaguar ndaj vendimit të qeverisë për shitje të euroobligacioneve, me një shumë maksimale prej 650 milionë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata shpjegojnë se vendimi është marrë në prag të një krizë të thellë politike, në prag të protestave të përsëritura kundër pushtetit kriminal dhe vonimin e procedimin e rasteve me indikacione të fuqishme të krimeve të rënda.

“Për këtë arsye, duke marrë parasysh jo transparencën aktuale, sjelljen kriminale dhe duke hedhur paratë publike, në mënyrë të vendosur e kundërshtojmë këtë borxh të madh të qytetarëve. Paralajmërojmë, kostoja e huamarrjes do të paguhet nga brezat e ardhshëm me kamatë të lartë. Nëse jepet Euroobligacion në vlerë prej 650 milionë euro, për 10 vjet, me një normë kamate kuponi prej 7%, vetëm kamata do të duhet të paguhet 455 milionë euro! Kjo duhet të parandalohet. Prandaj, sot, në mënyrë të qartë dhe me zë të lartë theksojmë se në qoftë se ne vijmë në pushtet, nuk do ta paguajmë këtë kamatë. Duke pasur parasysh këtë, ne i bëjmë thirrje bankave të huaja që mos t’i blejnë Euroobligacionet të cilat qeveria tashmë dëshiron t’i lëshojë. Së fundi, ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të këtij vendi, të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe lëvizjet dhe të gjitha partive politike për të bërë të njëjtën gjë”, thuhet në deklaratën nga ‘Majtistët’.


Partia thotë se duhet të bashkohemi së bashku kundër huamarrjes së papërgjegjshme, kundër shkatërrimit të ardhmërisë tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori